“Këtë post nuk e mora për të përfituar”/ Meta : Më 25 korrik dal në opozitë, kundër kësaj qeverie

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përsëritur atë që tha edhe më herët e ka deklaruar se në 25 korrik do të dalë në opozitë.

Kreu i shtetit është shprehur se do të jetë opozitë e vërtetë e kësaj qeverie për të mbrojtur interesat e Shqiptarëve.

Ai u shpreh se në detyrën e Presidentit nuk e mori për të përfituar por për të zgjidhur çështjen e çadrës të vitit 2017 dhe të mundësonte që opozita të hynte në zgjedhje.

“Kam vendosur qe me 25 korrik te dal ne opozite dhe te jem ne krah te qytetareve. Nuk kam vendosur, as te shkoj me qeverinë dhe as te bej kompromis me te, jo. Do te jem ne opozite te vërtete kundër kësaj qeverie, për te mbrojtur vetëm interesin publik.

Në 24 korrik 2022 do të iki nga Presidenca. Duhet të kisha ikur më herët, po betimi Kushtetuese nuk ma lejoi. Rizgjedhja ime si President? Për mua është çështje e përfunduar. Këtë post nuk e mora për të përfituar, por për të zgjidhur çështjen e çadrës të vitit 2017 dhe mundësuar hyrjen e opozitës në zgjedhje.

Presidenti Meta: Unë në çdo kohë kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme duke parë në radhe të parë interesin e shqiptarëve.

Këto i kam treguar me qëndrimet e mia

1) Për marrëveshjen e  17 majit.

2) Për djegien e mandateve

3) Për bojkotin që Lulzim Basha, i bëri Reformës në Drejtësi dhe të gjitha këtë qëndrime unë i kam bërë publike”, tha Meta në emisionin “Të Paekspozuarit”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *