“Ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese”/ Analisti i njohur përplaset me Metën për Dovranin: I mirë kur ju dha pafajësinë me Priftin

Përplasja e Presidencës me Gjykatën Kushtetuese dhe Adrian Dvoranin ishte një nga pyetjet që gazetari Andi Bushati i ka bërë presidentit Meta në studion  e “Të Paekspozuarit” ku sipas tij ka dy standarte për Dvoranin gjykatës i trupës që dha vendimin pëe çështjen e videos me ish-ministrin Dritan Prifti dhe Dvoranin anëtar i Gjykatës së Lartë.

Bushati: Pse iu qepe me bukë në torbë Dvoranit?

Presidenti Meta: Ardian Dvorani është një keqbërës, këtë nuk e ndryshon asnjë certifikatë që ai ka marrë. Keqbërjen e tij e ka certifikuar Komisioni i Venecias, për çdo veprim që ai ka bërë me qëllim për lënien e Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese. Presidenti atë e ka denoncuar në SPAK me fakte konkrete.

Bushati: Ti thuash Dvoranit keqbërës, kur ju gjykoi për videon Meta-Prifti nuk ishte keqbërës. Kur vendimet e këtyre ju vijnë në favor, këta janë burra të ndershëm.

Meta: Çfarë të bëja? Të thoja jam fajtor?

Bushati: Dvorani i mirë kur është pro meje, i keq kur është kundër. E kam te dy standardet. Kur ju ka dhënë ju pafajësinë.

Meta: Ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese. Ka nxitur tjetrin të shkojë të bëjë betim te noteri. Është përgjegjës për këto.

Bushati: Problemi është te dy standardet. Nëse është i shitshëm dhe i bleshëm, atëherë kjo korrupton edhe vendimin që ka dhënë për ju.

Meta: Shko hape çështjen nga e para.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *