Festivalit i 60-të i Këngës në RTSh, publikohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur zyrtarisht punën, me përfundimin e përzgjedhjes së 20 këngëve pjesmarrëse, përfshirë edhe kategorinë e të rinjve.

Këngët që kanë mbërritur në zyrën e Festivalit janë renditur përpara komisionit me numra rendorë, pa asnjë informacion shtesë në lidhje me autorët apo interpretuesit e tyre dhe janë vlerësuar me notë “kaluese” dhe “jo kaluese”.

Nga rezultati i anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes së këngëve, përbërë nga: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni

Në Festivalin e 60-të, do të konkurojnë midis tyre këngët e interpretuara nga:

1. Alban Ramosaj
2. Ronela Hajati
3. Evi Reçi
4. Kastro Zizo
5. Stefi dhe Endri Prifti
6. Denis Skura
7. Gjergj Kaçinari
8. Janex (Xhejn Kumrija)
9. Kelly
10. Mirud
11. Rezarta Smaja
12. Saimir Çili
13. Shega
14. Urban Band
15. Eldis Arrnejti
16. Ester Zahiri
17. Kejsi Rrustja
18. Olimpia Smajlaj
19. Viola Xhemali
20. Xhuljana Pjetra.

Përndryshe, edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSh, do të zhvillohet në fund të dhjetorit në dy netë gjysmëfinale dhe një finale në Pallatin e Kongreseve, nga ku fituesi i festivalit do të zgjidhet edhe përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2022.

Fituesja e vitit të kaluar, Anxhela Peristeri, fitoi biletën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovisionin e këtij viti, ku shënoi një rezultat të kënaqshëm duke e kualifikuar Shqipërinë për në finale, teksa u rendit e 21-ta në rezultatin përfundimtar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *