Festivali i Sanremos 2022, zbulohet lista e këngëtarëve dhe data

Prezantuesi i njohur i festivalit “Sanremo” dhe po ashtu producenti i tij, Amadeus, ka bërë publike mbrëmjen e sotme listën e këngëtarëve që do të konkurrojnë në festivalin e përvitshëm italian.

Ky festival ndiqet çdo vit me interes të madh edhe në Shqipëri, ndaj e dimë që jeni kuriozë për emrat pjesëmarrës këtë vit.

  1. Elisa
  2. Dargen D’Amico
  3. Gianni Morandi
  4. Ditonellapiaga con Donatella Rettore
  5. Highsnob e Hu
  6. Noemi
  7. Le Vibrazioni
  8. Sangiovanni
  9. Massimo Ranieri
  10. La Rappresentante di Lista
  11. Ana Mena
  12. Emma
  13. Achille Lauro
  14. Michele Bravi
  15. Iva Zaniçhi
  16. Fabrizio Moro
  17. Mahmood e Blanco
  18. Rkomi
  19. Giusy Ferreri
  20. Irama
  21. Giovanni Truppi
  22. Aka 7even

Gjashtë ish-pjesëmarrës të “Eurovizionit” janë në mesin e artistëve që konkurrojnë. Iva Zanicchi konkurroi në 1969, Gianni Morandi në 1970, Massimo Ranieri konkurroi në 1971 dhe 1973.

Emma përfaqësoi Italinë në 2014, Fabrizio Moro në 2018 dhe Mahmood në 2019.

Festivali do të zhvillohet në javën e parë të shkurtit nga data 1 deri në 5. Njëzet e dy artistët e shpallur këtë mbrëmje do të shfaqen si pjesë e Sanremo Giovani më 15 dhjetor.

Artisti që do të fitojë këtë edicion, do të ketë mundësinë të përfaqësojë Italinë në “Eurovision”. Është mësuar se prezantuesit e “Sanremos” nuk do të jenë të njëjtë me prezantuesit e garës së ardhshme të Këngës së “Eurovizionit 2022”, të cilin po e organizon televizioni ‘Rai’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *