Fero tallet me Unikkatilin, e etiketon në njoftimin e një restoranti ku kërkohet ndihmës-kuzhinier dhe pjatalarës

Reperi i njohur shqiptar, Fero ka treguar disa herë se nuk gëzon respekt për disa prej emrave shqiptarë të muzikës hip-hop. E një ndër ta duket se është edhe reperi shqiptar Unikkatil, i cili jeton në Amerikë. Me këtë të fundit, Fero madje është tallur publikisht në rrjetet sociale, duke e etiketuar atë në njoftimin e një restoranti që po kërkonte ndihmës-kuzhinier/e, skarist/e dhe enëlarës/e.

 

Në mesin e shumë komenteve, mund të shihet se spikat komenti i reperit nga Gjilani, i cili i është referuar faktit që mendohet se Unikkatil ka punuar më parë në një rrjet restorantesh në Amerikë, por që në fakt aktualisht thuhet se menaxhon një kompani të pasurive të patundshme atje.

Replikat përbri këtij komenti kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve janë befasuar nga kjo tallje e tij. Ndërkohë deri më tani, nuk është se është ditur publikisht për ndonjë raport jo të mirë dhe disrespektues mes Feros dhe Unikatilit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *