“Është momenti të mbyll këtë kapitull”, Ilva Tare i thotë lamtumirë ekranit

Gazetarja Ilva Tare ka njoftuar sot vendimin se nuk do të jetë më pjesë e ekranit të televizioneve shqiptare. Tare i ka dhënë lamtumirën mbrëmjen e sotme emisionit të saj “Ilva Now”. Ajo tha se kapitulli i televizionit për të duhet mbyllur, për t’i kushtuar më shumë kohë familjes së saj.

Kështu, Ilva Tare, i ka dhënë fund rrugëtimit të saj prej 25 vitesh, për tu shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen e saj, politikanin Eduard Selamin dhe dy fëmijët.

“Në këto 25 vite kam pasur privilegjin që ekranin ta quaj shtëpinë time. Ju keni qenë aleatët e mi në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore. Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime. Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju”, u shpreh gazetarja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *