E fundit/ Shkrumbohet makina e kryeplakut të Vermoshit, dyshohet për hakmarrje

Një makinë e tipit “Fuoristradë” është djegur ditën e djeshme në qendër të fshatit Vërmosh, në Malësinë e Madhe. Bëhet me dije se makina e kryeplakut Prek Vata është shkrumbuar plotësisht. Sakaq, 70 vjeçari thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme, si dhe dyshohet si hakmarrje.

Sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet. Vetë Vata është lajmëruar nga të afërm për këtë ngjarje.

Ndërkohë vijon puna nga ana e policisë, për të zbuluar rreth shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *