“U shkri” nga korrupsioni/  Pika e Morinës i kthehet normalitetit, zëvendësohen policët

Pika kufitare e Morinës i është rikthyer normalitetit, mbas shkrirjes që ju bë strukturave të policisë kufitare në lidhje me arrestimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Bëhet me dije se e gjithë struktura policore është zëvendësuar e po vijon punën normalisht.

Procesi i punës si dhe i hyrjes apo daljes se mjeteve e qytetarëve në dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme apo vonesa të pajustifikuara në kufi.

Sakaq, pika kufitare është shkrirë pothuajse fare në të gjithë nivelet e saj drejtuese dhe të dyshuarit ndodhen tashmë në procedim hetimor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *