FOTO/ E bujshme! Sa kushtoi atentati i dështuar i britanikëve ndaj superbosit të drogës Pablo Escobar

Ish-ushtari Peter McAleese ka rrëfyer me detaje sesi iu bashkua një task force për të vrarë mbretin kolumbian të kokainës, Pablo Escobar.

Në një intervistë të dhënë, ai zbuloi se i ishin ofruar 1 milionë dollarë për të vrarë ‘kokën’ e kartelit Medelin.

Four cocaine traffickers from the Medellin cartel arrested by police in Bogota in 1988

“Ne udhëtuam në Kolumbi dhe u takuam me një djalë të quajtur Jorge Salcedo dhe ai na informoi për atë që po ndodhte. Shkuam për të takuar dy biznesmenë, të cilët në të vërtetë ishin pjesëtarë të kartelit Cali”, tha 79-vjeçari.

McAleese tregoi sesi Salcedo, i cili ishte pjesë e bandës rivale të drogës kolumbiane, kartelit Cali, po koordinonte sulmin dhe po kërkonte të rekrutonte një ekip që ta kryente atë. Me një pasuri prej më shumë se 40 miliardë funte, Escobar ishte krimineli më i pasur në histori. Në kulmin e tij, ai kontrabandonte 15 tonë kokainë në ditë. Kartelet rivale mbaheshin në distancë me plumba dhe bomba.

The cartel boss was shot dead one day after his 44th birthday

“Kishte një betejë të vazhdueshme midis kartelit Cali dhe kartelit Medellin dhe ata thjesht donin të largonin Pablon nga ‘rruga’ pasi ai po i sulmonte kundërshtarët, duke kërkuar të kishte një pushtet absolut në tregun e narkotrafikut”, tha ish ushtari i SAS.

Shërbimet inteligjente dëshironin që dy kartelet të përfundonin dhe menduan se nëse ata luftonin me njëri-tjetrin, mund të zhdukeshin. Pas stërvitjes së kryer, ekipi u nis për të vrarë kriminelin famëkeq.

“Ne bëmë stërvitje intensive, që nga rrobat që do të vishnim në eleminimin e shënjestrës, deri në përdorimin e armëve dhe municioneve që do të përdornim. Ne hymë atje me municion të mjaftueshëm sa për të vrarë 3000 burra”, tha ai më tej.

The task force training in the jungle in Colombia

Pablo Escobar was killed by Colombian police in 1993

Por, misioni nuk ishte aq i thjesht sa dukej. Një anëtar i cili iu largua grupit, i tradhtoi ata.

Ai informoi median për sulmin e planifikuar, por pa qenë në dijeni se kush ishte shënjestra, pasi këtë informacion e kishte vetëm Peter dhe një person tjetër.

Një fatkeqësi tjetër ndodhi kur ekipi po udhëtonte drejt misionit të tyre përfundimtar. Mesa dukej, ushtria dhe policia ishin nën pushtetin e Escobar, dhe helikopteri duhet të fluturonte ulët për të shmangur radarët e tyre.

Për fat të keq, kjo rezultoi në rrëzimin e helikopterit dhe vdekjen e pilotit. McAleese i mbijetoi aksidentit, duke pësuar dëmtime të shumta.

Por ai ishte i vendosur të përfundonte misionin. Pas një udhëtimi prej 8 orësh nëpër male, ata nuk arritën më të ktheheshin në bazën e Escobar-it dhe kështu që u kthyen sërish në Britaninë e Madhe.

Pablo Escobar u vra përfundimisht në një operacion nga Policia Kombëtare Kolumbiane në 1993, vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij të 44-të.

Escobar with his wife Victoria Eugenia Henao

Peter McAleese was hired to kill the Colombian cocaine kingpin

Pablo Escobar was the wealthiest criminal in history

Peter McAleese told his story on the James English podcast

/Burimi:The Sun/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *