‘Restaurim dhe muzealizim’/ Margariti: Muzeu i Durrësit do të mbyllet për 1 vit

Ministrja e Kulturës, Elva Margarit njofton se Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të mbyllet për rreth një vit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti shkruan se muzeu do t’i nënshtrohet restaurimit për t’u shëndruar më pas në një qendër model.

Postimi i plotë:

Me mbylljen e sezonit turistik, gjatë të cilit Muzeu Arkeologjik i Durrësit ishte një nga qendrat më të vizituara dhe aktive, falë programit #EU4Culture ky muze do t’i nënshtrohet restaurimit dhe muzealizimit, për t’u shndërruar në qendrën model që dëshmon historinë, pasurinë tonë arkeologjike me gjuhën e kohës.

?️ Muzeu do të qëndrojë i mbyllur deri në tetorin e vitit që vjen!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *