Brad Pitt në një romancë të re me modelen e njohur?

Mes aktorit të njohur Brad Pitt dhe modeles Emily Ratajkowski duket se ka nisur një romancë dashurie. Kështu të paktën konfirmojnë burime të afërta pranë çiftit. Por, burimet e njëjta pohojnë se në mes Pitt dhe Ratajkowski, aktualisht ka vetëm takime, por akoma jo diçka serioze, shkruan ‘Page Six’.

Këto komente u bënë pasi kohët e fundit, aktori i “Bullet Train” ishte ‘kritikuar’ nga fansat për pasivitet në jetën personale. “Njerëzit kanë spekuluar për këtë për një kohë të gjatë. Brad nuk po takohet me askënd. Por, Pitt dhe Ratajkowski janë parë disa herë së bashku”, ka thënë një burim tjetër pranë aktorit.

Ndërkohë, Pitt është divorcuar nga Angelina Jolie, por ai ende po debaton me të për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Ndërsa Ratajkowski po divorcohet nga 41-vjeçari Bear-McClard, pasi dyshohet se ai e tradhtoi modelen.

Ratajkowski, autore e librit “My body”, iu referua vetes në një video të fundit në TikTok, si një “person beqar që së fundmi po mendon për takime dhe gjëra të tjera”. Më herët Brad Pitt ndezi spekulime mbi jetën e tij personale, me thashethemet se ai ishte në lidhje me këngëtaren Lykke Li, autoren Alia Shawkat dhe aktoren Andra Day. Por të gjitha thashethemet ishin hedhur poshtë nga aktori.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *