Djemtë e “West Side Family”: Ky është pengu i vetëm në lidhje me Dr.Florin

Njerëzit largohen nga kjo botë dhe ajo që mbetet janë pengjet. Një të tillë e kanë edhe djemtë e grupit “West Side Family” me artistin e ndjerë Dr.Florin.

Që pas ndarjes nga jeta të Florit, “West Side Family” i ka munguar skenës shqiptare. Të ftuar në një intervistë së fundmi, anëtarët e mbetur të grupit, Landi dhe Miri rrëfyen se pengu i tyre i vetëm është që nuk arritën të bënin një koncert recital kur Flori ishte ende gjallë.

“Nuk bëmë një recital me Florin, ku të përmblidhnim të gjitha këngët tona ndër vite. Ky është pengu më i madh. Ne të dy mund ta bëjmë edhe tani, por nuk është njësoj pa Florin”, u shprehën djemtë.

Kujtojmë se Dr.Flori, u nda nga jeta rreth tetë vite më parë.

Së bashku, si një grup Landi, Miri dhe i ndjeri Dr. Flori bënë bujë të madhe me hitet e tyre në vitet 2000. Këngët e tyre vazhdojnë të dëgjohen akoma edhe sot.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *