Përmendi të shkuarën me Keisin në BBV, Lorenci: Ja si ndikoi kjo tek partnerja aktuale

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme, ish-banori i BBV, Lorenc Hasrama, pohoi sërish në studio se gjendja jo fort e mirë emocionale ishte arsyeja kryesore pse vendosi të linte këtë rrugëtim.

Lorenci po ashtu pranoi se situata me Kejsin e bëri të reflektonte e ta konsideronte gabim nga ana e tij që tregoi për marrëdhënien e tyre në të shkuarën.

Ai tha se i ka kërkuar falje nga brenda shtëpisë Sabianit, por edhe të dashurës aktuale.

“Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet”, tha Lorenci.

I pyetur se kë sheh në finale, ai përmendi Luizin, Efin, Visin dhe Kristin ose Dean.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *