Detaje të reja nga ekzekutimi i Nikulajt: Vrasësi nga Fushë-Kruja të kryente krimin sepse…

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt në biznesin e tij në Lezhë.

Mësohet se Policia ka siguruar informacion përmes burimeve konfidenciale se, anëtarë të fisit Lestakaj që ishin në hasmëri me Nikulajn prej vitit 1996 kishin provuar disa herë eliminimin e tij.

Ata kanë tentuar të paguajnë një shumë prej 300 mijë euro një personazhi të njohur në zonën e Fushë-Krujës për të realizuar vrasjen, por kanë dështuar për shkak të njohjes së tij me viktimën. Ndaj edhe kanë zgjedhur “të huajt” për të kryer vrasjen.

Sakaq, ditën e sotme, katër personat e arrestuar, dolën para gjykatës së specializuar për ekstradimet me disa kërkesa.

Përkatësisht Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkuan liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.

Por organi i akuzës në Britaninë e Madhe kërkoi të mos pranohen kërkesat e këtyre shtetasve, duke insistuar në ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *