Vrasja e Nikulajt/ Gjykata angleze refuzon të arrestojë britanikun. Ja arsyetimi

Gjykata angleze ka refuzuar të arrestojë Harry Simpson një nga personat e shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt.

Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga por gjykata ka refuzuar ta firmosë urdhër arrestimin.

Kjo ka ardhur për shkak se autoritetet në Angli nuk kanë në duar prova të mjaftushme për të faktuar përfshirjen e tij në krim.

Sakaq, ditën e sotme, katër personat e arrestuar, dolën para gjykatës së specializuar për ekstradimet me disa kërkesa.

Përkatësisht Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkuan liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.

Por organi i akuzës në Britaninë e Madhe kërkoi të mos pranohen kërkesat e këtyre shtetasve, duke insistuar në ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *