Studimi: Ja pse gratë shtiren sikur kanë përjetuar orgazmë gjatë s*ksit

Gjatë kryerjes së marrëdhenieve seksuale, disa gra shtiren sikur kanë përjetuar orgazmë.

Sipas një studimi, kjo ka një ndikim negativ në kënaqësinë seksuale. Për faktin se kur një grua pretendon se prekjet dhe teknikat e partnerit të saj e kënaqin, jo vetëm që e çon partnerin në “rrugën e gabuar” për atë se çfarë asaj i pëlqen gjatë seksit, por humbet dhe vetë mundësinë për të maksimizuar kënaqësinë seksuale.

Një studim i ri hulumtoi përqindjen e grave që shtiren sikur kanë kaluar në orgazmë dhe atyre që nuk e bëjnë këtë.

Në studim u morën 1008 gra të moshës 18 deri në 94 vjeç, kryesisht heteroseksuale. Rezultatet që treguan se 58.8 % e tyre ishin shtirur të paktën 1 herë sikur kanë kaluar në orgazmë, por dy të tretat e tyre thanë se nuk e bënin më.

Arsyet pse u shtirën:

Donin ta bënin partnerin të ndihej mirë (57.1%).

Donin që të mos bënin më seks sepse ishin të lodhura (44.6%)

E pëlqenin partnerin e tyre dhe nuk donin ta bënin të ndihej keq (37.7%).

Arsyet pse nuk e bëjnë më:

Ndiheshin më rehat me seksin, pavarësisht nëse kanë kaluar apo jo orgazëm (46.6%)

Ndihen më të sigurta për veten (35.3%)

Ndejnë se partneri i pranon dhe është i lumtur me to, edhe kur nuk përjetojnë orgazëm (34.0%).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *