Doni të qëndroni të hidratuar gjatë ditës? Mos i neglizhoni këto këshillla

Uji është çelësi kyç që trupi i njeriut të qëndrojë i hidratuar.

Benefitet e konsumimit të shpeshtë të ujit janë të shumta, duke nisur që nga transpori i lëndëve ushqyese në qeliza, rregullon temperaturën e trupit, “lubrifikon” kyçet dhe më shumë.

Por çfarë mund të shkaktojë mungesa e konsumimit të ujit gjatë ditës?

Mungesa e hidratimit të trupit shkakton një sërë problemesh në shëndet. Sipas disa studimeve të kryera nga Instituti Amerikan të Mjeksisë, rezulton se meshkujt duhet të konsumojnë 3 litra (13 gota) lëngje në ditë dhe femrat duhet të konsumojnë 2.2 litra (9 filxhanë) në ditë.

Por ajo çfarë duhet të kemi parasysh referuar nga Klinika Mayo është aktiviteti që secili nga ne ka gjatë ditës, si psh: gjendja shëndetësore, mjedisi ku ne qëndrojmë, nivelet e stërvitjes ( palestra, vrapi, ecje).

Trupi i njeriut mund të hidratohet edhe nga konsumimi i kafes, lëngjeve të ndryshme pa sheqer, frutat dhe perimet gjithashtu janë produkte që ofrojnë lëngjë, të gjitha këto janë alternativa të tjera që trupi jonë ka nevoj për to. Dieta vlerësohet të mbulojë 20% të nevojave të trupit për lëngje.

– Aktivitetet sportive bëjnë që të humbasim lëngjet që kemi aktualisht në trup nëpërmjet djersës dhe pas çdo aktiviteti duhet të tregohemi të kujdesshëm që ti kushtojmë rëndësisnë e duhur marrjes së lëngjeve. Mjaftojnë rreth 400-600 ml (1,5-2,5 gota ujë) pas ushtrimeve të buta fizike. Pas stërvitjes intensive ose afatgjatë (p.sh. maratonë) është e nevojshme një pije sportive, pasi trupi nuk ka nevojë vetëm për ujë, por edhe për elektrolite.

– Kur nivelet e temperaturës ose lagështisë janë të ngritura në mjedis, kërkohet konsumim shtesë i lëngjeve. Gjithashtu, në lartësinë më shumë se 2500 metra rritet ritmi i frymëmarrjes dhe vërehet frekuenca, kështu që rezervat e lëngjeve të trupit shterohen më shpejt. Ujë shtesë dhe burime të tjera hidratimi nevojiten edhe në këtë rast.

-Temperatura, të vjellat dhe diarreja e dehidratojnë organizmin, ndaj në rast sëmundjeje duhet të merrni më shumë lëngje. Uji është gjithashtu i dobishëm në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Përkundrazi, disa sëmundje (p.sh. dështimi i zemrës, sëmundjet e veshkave ose të mëlçisë) prishin procesin e largimit të lëngjeve nga trupi, duke vendosur kështu një kufizim në marrjen e ujit.

Instituti Amerikan i Mjekësisë rekomandon që gratë shtatzëna të konsumojnë rreth 2,3 litra (10 gota) dhe gratë që ushqejnë fëmijën me gji 3,1 litra (13 gota) lëngje në ditë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *