Takim i papritur/ Basha mbledh kryetarët e 71 degëve të PD-së, çfarë do të diskutohet

Kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në një takim në orën 16.00 kryetarët e 71 degëve të PD. Çështja kryesore që pritet të diskutohet, lidhet me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor.

Motoja e kryedemokratit Basha për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.

Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD. Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga Basha, pas refuzimit të mbështetësve të Berishës për të verifikuar firmat e mbledhura prej tyre.

Rikujtojmë që ish-lideri historik i PD-së, ka zgjedhur datën 11 dhjetor për mbledhjen e këtij Kuvendi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *