Deklaroi publikisht se nuk e ka mik, reagon menjëherë Meridiani

Një intervistë të dhënë ditën e sotme, fituesi i “BBVIP” Luiz Ejlli tërhoqi vëmendje me deklaratat e tij. Këngëtari foli për herë të parë të vërtetën e tij në lidhje me personat që gjatë muajve të reality show-t, kanë pretenduar se janë miqtë e tij.

Kështu, ndër të tjera Luizi u shpreh për Meridian Ramcaj, një nga mbështetësit më të mëdhenj të artistit për sa kohë që ishte pjesë e shtëpisë së BBV, se nuk e kishte mik dhe e njihte aq sa njihte drejtuesin e emisionit ku ishte (në këtë rast Arjon Muca).

Ndërkohë, kanë mjaftuar pak orë dhe shumë reagime në rrjet nisur nga deklarata e Ejllit, që edhe vetë Meridiani të shprehej në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ish-banori i “BBVIP” në edicionin e parë, ka postuar në InstaStory-n e tij një shprehje e cila thotë:

“Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.

Meridiani ka zgjedhur të mos i përgjigjet drejtpërdrejtë Luizit, por me anë të kësaj shprehje na bën me dije se mes tyre do ketë vecse distancë nga tani e në vazhdim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *