Veliaj për Këlliçin: Meriton respekt, doli më mirë se ç’do të kishin dalë Berisha dhe Meta

Edhe pse fitoi me 60 mijë vota diferencë me rivalin e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Belind Këlliçi meriton respekt. Ai nënvizoi se pavarësisht humbjes së thellë së Këlliçit, Berisha dhe Meta, po të kandidonin vetë, do të dilnin më keq se kandidati i tyre.

“Unë besoj se kandidati që solli “Bashke Fitojmë”, ishte një nga kandidatët më të fortë të tyre. Ne vetëm duke duke prodhuar atë sportin e fshirjes së fytyrës ku dilte Saliu dhe Iliri, qoftë vetëm kujtesa për këta të dy që ne medemek i quajmë të fortë, vetëm, asociimi me ta e dëmton një kandidat. Ai meriton respekt sepse doli më mirë se ç’do kishte dalë Saliu dhe Iliri”, tha Veliaj në TCh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *