Dalin detaje të reja nga grabitja e makinës së Tom Cruise në Birmingham!

Makina e aktorit hollivudian Tom Cruise u grabit ndërsa ai po filmonte në Birmingham, Britani. BMW X7 ishte përdorur për të lëvizur gjatë xhirimeve të filmit Mission: Impossible, i cili  po zhvillohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Automjeti u grabit  në Church Street në qendër të qytetit nga teksa ishte parkuar jashtë Grand Hotel, ku Cruise po qendronte.

Mendohet se brenda makinës ndodheshin disa nga bagazhet dhe sendet e aktorit, që thuhet se vlenin mijëra paund. Makina u gjet për “një kohë të shkurtër” në Smethwick, rreth tre milje larg, sipas policisë, por valixhet mungonin.

Një zëdhënës i policisë në West Midlands tha: “Ne morëm një denoncim të një makine BMW X7 të vjedhur nga Church Street, Birmingham në orët e para të mëngjesit të së martës (24 gusht).

“Makina u gjet pak kohë më vonë në Smethwick. Hetimet nga kamerat e sigurisë janë bërë në zonën ku u gjet makina dhe janë ende në vazhdim. ”

59-vjeçari ka bërë bujë në Midlands gjatë gjithë javës, dhe është parë i veshur me një kostum të errët dhe syze dielli në qendrën tregtare të Central Birmingham, e cila ishte transformuar si një aeroport i Abu Dhabit për xhirime.

Policia Britanike e Transportit në Birmingham gjithashtu postoi në `Twitter` një fotografi të dy oficerëve me yllin hollivudian, me mesazhin: “Ju betohem se nuk është Photoshop.”

Tom Cruise
Tom Cruise

Aktori gjithashtu bëri fotografi me një familje në fshatin Baginton, në Warwickshire, pasi i dhanë leje helikopterit të tij të ulej në kopshtin e tyre, pas mbylljes së përkohshme të aeroportit aty pranë Coventry.

/Burimi: The Guardian/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *