‘Cinecittà’ ose ‘fabrika e ëndrrave’/ Njihuni me studiot kinematografike më të mëdha të Europës

Ekziston një fjalë e cila njëkohësisht të kujton qytetin më të bukur në botë, si dhe vendin ku të gjitha historitë në hapësirë ​​dhe kohë bëhen të mundshme: kjo fjalë është Cinecittà.

Cinecittà është qyteti i Kinemasë Italiane, i cili ndodhet brenda në Romë. Aty ndodhen studiot më të mëdha kinematografike të Europës si dhe produksioni  më i madh i kinemasë botërore pas Hollywood. Gjatë historisë së saj 80-vjeçare, mbi 3,000 filma kanë ardhur në jetë në Cinecittà dhe deri në 51 filma kanë fituar Oskarin: këtu janë krijuar kryevepra që kanë emocionuar brezat e spektatorët.

Studiot konfirmohen sot si vendi i preferuar për regjisorët dhe producentët për filma, dokumentarë, seriale televizive dhe video muzikore. Ata janë thjesht vendi ideal për të vendosur një set perfekt dhe për të ndjekur të gjithë ciklin e tij të prodhimit: nga xhirimet te post-produksioni, nga shpërndarja te promovimi.

Brenda hapësirës së tij prej mbi 400 mijë metra katrorë, gjen ndërtesa të çdo epoke, vendbanime antike, rrugë, sheshe, monumente historike, pallate, shtëpi, harqe, obeliskë, stadiume, skulptura gjigante, personazhe mitologjike, objekte arkeologjike, materiale militare, simbole qytetërimi, kulte fetare, anije luftarake, male me akull, madje dhe një pishinë natyrore që shndërrohet në “oqean”. Gjithçka ngjan kaq e vërtetë dhe pse është ndërtuar me polisterol e karton. Mjeshtëria e arkitektëve dhe punonjësve që e kanë realizuar e që punojnë çdo ditë për t’i dhënë jetë, është impresionuese.

21 teatër skene, 71 ndërtesa, 400 dhoma aktorësh, e dhoma truku, magazina, salla, kostume, skenografi, efekte vizive, sheshe xhirimi të përhershme e të përkohshme, 676 pemë, një mega pishinë natyrore që mund të mbaj mbi 13 mijë metra kubë ujë, një ekip profesionistësh produksioni e post produksioni, i kanë dhënë jetë deri më sot mbi 3000 filma të realizuar, 90 kandidatura Oscar e 47 statuja Oscar të fituara për filma të xhiruar në këtë qytet.

“Qyteti i ëndrrave” siç e quante regjisori i madh Frederik Fellini ka mbushur sivjet 84 vite nga krijimi i tij. Më 28 prill 1937, regjimi italian i asaj epoke e vetë Benito Mussolini, inauguron studiot e para të Cinecittà, me teknologjitë e laboratorët më modernë të kohës. Filmi i parë kolosal i realizuar në Cinecittà është  “Ben Hur” i 1953, i regjizorit, W. Wyler.  U deshën 7 muaj punë, 400 persona,10 mijë figurantë e 75 kuaj të sjellë nga Jugosllavia.

Aktualisht brenda qytetit të Kinemasë italiane është ngritur një ekspozitë muze, e përhershme, dedikuar këtij regjisori, e homazh në 100 vjetorin e lindjes së tij. Muzeu është një udhëtim në veprat e botës imagjinare artistike të Federiko Fellinit, fiutes i një çmimi Oscar, 12 herë kandidat për çmimin Oskar, fitues i 6 çmimeve “Davide Donatello”, e fitues i çmimit European Film Awards. Këtu Felini realizoi filmat si “La dolce vita” më 1959,  Casanova, Amarcord etj.

Qyteti i Kinemasë italiane ofron dhe projekte e ndërtime skenografike, post produksione dixhitale, produksione virtuale, restaurime audio e shërbime mediatike për industrinë e Kinematografisë. Studiot e Cinecittà vihen në dispozicion dhe për transmetimin e programeve të sukseshme televizive si dhe të reality shoë si “Big Brother”, apo për realizmin e filmave e serialeve të ndryshëm televizivë. Pas disa vitesh në menaxhim privat, prej vitit 2017, studiot kinematografike të Cinecittà, janë kthyer në kontrollin publik, nën drejtimin e Institutit Luce-Cineci.

/Burimi RomaToday: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *