Çfarë po ndodh në ‘BBV’?! ‘Kutia e Pandorës’ mbërrin brenda shtëpisë më të famshme të momentit

Mbrëmja mbërriti dhe si çdo e martë ka nisur edhe spektakli i “Big Brother Vip”.

Ndryshe nga më parë, kjo mbrëmje prezantoi edhe një ndryshim në lojën e banorëve.

Në shtëpi do të jetë e pozicionuar “Kutia e Pandorës” e cila do të vërë banorët në vështirësi.

Banorët do të duhet që të vendosin për plotësimin e një dëshire, kërkesë apo edhe tekë të tyre.

Nëse ata do të zgjedhin ta hapin “Kutinë e Pandorës” do të duhet të kenë parasysh se ajo mund të ketë pasoja individuale apo edhe për gjithë pjesën tjetër të banorëve.

Detajet e tjera të kësaj lojë do të jepen në spektaklet në vazhdim por një gjë është e sigurt se për banorët nuk do të jetë aspak një zgjedhje e lehtë.

Çka është kutia e Pandorës? – Periskopi

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *