Antonela Berisha ka disa kërkesa për partnerin: “Nëse nuk është boss, mos të më afrohet”

Ish-konkurrentja e ‘Për’Puthen’ Antonela Berisha, ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën ‘Trotuar’, në ‘E diell’. Tema e diskutimit ishte pikërisht paraja. Gjatë fjalës së saj, Antonela zbuloi edhe pretendimet që ka duke theksuar se dëshiron në krah një mashkull ‘boss’.

“Mashkulli po nuk ishte boss, mos të më afrohet sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”,- theksoi ajo.

Kujtojmë që Antonela ka qenë pjesë e shtëpisë së BBV. Në një intervistë të dhënë më herët, ajo tha se me Monikën është takuar shpesh. Jo vetëm kaq por ajo foli edhe për ndarjen Beatrix-Donald.

“Kam njohur Monikën edhe pse ishte më e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”,- shtoi Antolena.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *