‘Aksi i Jugut’/ Kryeministri Rama: Sot nis puna në kantierin e tunelit të Llogorasë

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar këtë të dielë se, sot nis puna në kantierin e tunelit të Llogorasë.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale një videokartolinë të të gjitha punimeve infrastrukturore të qeverisë.

“Mirëmëngjes, dhe sot kur nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë, ju përshëndes me këtë videokartolinë, duke ju uruar të diel të qetë”,- shkruan Rama.

Tuneli i Llogorasë do të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash dhe pritet që të shkurtojë distancën e udhëtimit nga 55 minuta në 7-10 minuta. Tuneli do të ketë hyrje nga ura e “Shën Elizës” dhe del në urën e Palasës.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *