Kamioni përplaset me autobusin në Librazhd, dy të plagosurit përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Librazhd, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur Urakë. Një kamion me drejtues shtetasin D.B., banues Elbasan është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin A.Ll., banues në Lushnjë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Mësohet se pasagjerët 50 dhe 30 vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *