Agravon situata në Veri/ Vuçiç nënshkruan urdhrin: Ushtria të jetë të gatishmëri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë dhe i urdhëruan që të lëvizin urgjentisht në drejtim të vija administrative me Kosovën.

Vuçiç, ka vendosur të ndërmarrë këtë hap për shkak të dhunës që po ndodh në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Po ashtu, kreu i shtetit i kërkoi NATO-s që urgjentisht të ndalojë dhunën ndaj serbëve.

Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës dhe bomba ndaj protestuesve në Zveçan, ndërsa në Leposaviç rruga është bllokuar nga një kamion.

Policia njoftoi më herët se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *