Durrës/ Personat me aftësi të kufizuar protestë përpara bashkisë

Anëtarë të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara kanë protestuar ditën e sotme përballë Bashkisë Durrës, për shkak të mos lëshimit të listë-pagesave të invalidëve nga ana e këtij institucioni.

Prej kohësh, ata kërkojnë nga bashkia dorëzimin e listë-pagesave, pasi po bëhen pengesë për mos ndjekjen e çështjes në rrugë gjyqësore.

Ata deklarojnë se shteti po u heq të drejtën të mos përfitojnë pagesën që u takon me ligj, as invalidëve dhe as kujdestarëve të tyre.

Janë rreth 1000 invalidë në bashkinë Durrës, të cilët prej vitesh kërkojnë të përfitojnë indeksimin e pagesës së invaliditetit për periudhën gusht 2005 – gusht 2010.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *