Nxirrte inerte pa leje nga shtrati i Matit, arrestohet i riu (Emri)

Roland Nika ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se për nxjerrje të kundraligjshme të inerteve nga shtrati i lumit Mat. 32-vjeçari u kap në flagrancë gjatë natës. 2 kamionë dhe 1 ekskavator që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme u sekuestruan.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Intensifikohen kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve ndaj mjedisit.

Gërryente gjatë natës, me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 32-vjeçari.

Sekuestrohen 2 kamionë dhe 1 ekskavator.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të krimeve mjedisore, pranë lumit Mat, kanë organizuar menjëherë punën për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të tij.

Nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi R. N. 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili po gërryente me mjete të rënda (kamionë dhe ekskavatorë), shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kamionë dhe 1 ekskavator që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Gjithashtu, kontrollet vijojnë në zonën bregdetare, në zonat e mbrojtura si dhe në çdo terren të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *