“Jam gati të largohem”/ Deklarata e Tina Turner para se të ndahej nga jeta

Tina Turner i tha Cher dhe Oprah Winfrey se ishte ‘gati të ndërronte jetë’ para se të ndahej nga jeta në moshën 83-vjeçare më 24 maj.

“Ajo e luftoi këtë sëmundje për një kohë kaq të gjatë dhe u tregua aq e fortë sa mendoni se duhet të ishte,” -tha këngëtarja 77-vjeçare të enjten kur mori pjesë në emisionin “The Beat with Ari Melber” të MSNBC.

“Më tha një herë: ‘Jam vërtet gati. Thjesht nuk dua ta duroj më këtë”,- u shpreh ajo.

Winfrey, një tjetër mikeshë e ngushtë e Turner-it përmendi në një intervistë të veçantë diçka të ngjashme.

“Sigurisht që isha e vetëdijshëm që ajo ishte e sëmurë, por e kisha parë në vitin 2019 dhe shkova për ta vizituar në spital dhe ajo më kishte thënë atëherë se ishte në të vërtetë gati për të shkuar, që do të thotë, gati të largohej nga planeti. Unë prisja që atëherë do të ishte hera e fundit që do e shihja”- tha Winfrey në “CBS Mornings”.

Turner u nda nga jeta pasi luftoi me një “sëmundje të gjatë”, njoftoi familja e saj të mërkurën. Një ditë më vonë, përfaqësuesi i saj zbuloi se muzikantja legjendare vdiq për shkaqe natyrale.

Megjithëse Cher nuk e zbuloi se nga çfarë vuante konkretisht Turner, ajo pranoi se kishte një aparat dialize në shtëpinë e saj në Zvicër. Dializa është një trajtim që përdoret për ata që janë në fazën e vonë të sëmundjes së veshkave. Turner foli për problemet e saj shëndetësore në një postim në Instagram më 9 mars për nder të Ditës Ndërkombëtare të Veshkave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *