A do përdoret vaksina ‘Astra Zeneca’ te personat mbi 65 vjeç? Komiteti merr vendimin

Disa shtete kanë vendosur mos ta përdorin vaksinën ‘Astra Zeneca’ te personat mbi 65 vjeç, pasi ky ilaç nuk është testuar te këta persona dhe nuk dihen pasojat që ajo mund të ketë.
Italia dhe Gjermania e ndaluan përdorimin e kësaj vaksine. Përsa i përket vendit tonë, ekspertja e Komitetit, Silvia Bino, tha se në vendin tonë kjo vaksinë do të përdoret edhe mbi moshat madhore mbi 65 vjeçc. Sipas saj, edhe Italia dhe Gjermania kanë rishikuar vendimin e tyre.
“Vaksina do të përdoret në gjitha vendet, kjo që thatë është kthyer edhe nga ato vende, si në Itali dhe Gjermani, që morën në konsideratë që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç atëherë. Të dhënat e sotme e publikuara nga Mbretëria e Bashkuar, e të dhënat e fundit për vetë Astra Zeneca tregojnë se është efektive për t’u përdorur për moshën mbi 65 vjeç dhe kjo ka qenë arsyeja se Komitetet teknike ka vendosur për t’u përdorur dhe në Shqipëri”, tha Bino.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *