Fushata elektorale/ Basha niset për në Kavajë: Do çlirojmë ekonominë nga monopolet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një komunikimi online me qytetarët ka thënë se 25 prilli është ditë e madhe ndryshimi sepse do të largohet Edi Rama. Ai tha se se qytetarët shqiptarë duhet të bëhen bashkë për të larguar kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit.

“Fillimisht do t’i paraqes jo më shumë se dy mandate për një kryeministër. Sigurisht ka edhe fusha të tjera ku duhet të fokusohemi, ajo për arsimin e lartë, ndihma ekonomike, anulimi i koncesioneve, si edhe paketa jonë fiskale do të bëjë të mundur çlirimin e ekonomisë nga monopolet”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati është nisur sot për në qytetin e Kavajës ku do të takojë disa qytetarë dhe biznese teksa fushata elektorale ka filluar tashmë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *