ZYRTARE/ 32 ndeshje me kombëtaren, Roma firmos me mbrojtësin kampion

Roma ka firmosur për katër vite me mbrojtësin e djathtë, Zeki Celik. Lojtari turk ka lënë Lille në Francë dhe për 7 milionë euro është bashkuar me fituesit e Conference League.

25 vjeçari ka dalë nga moshat e Bursaspor, teksa deri në 2018 ka qenë pjesë e Istanbulspor. Me Lille mbrojtësi i djathtë u shpall kampion para dy sezonesh, teksa ka luajtur edhe 32 ndeshjen me kombëtaren turke.

Tanimë Mourinho ka në ekip mbrojtësin që dëshironte, duke bërë që fasha e djathtë e prapavijës të forcohet me një element më shumë. Lille ia ka dalë të mbajë 15 përqind të kartonit në rast të rishitjes së lojtarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *