Grupi i Alibeajt  kërkesë ‘urgjente’ Nikollës: Të mblidhet Këshilli për çështjen e ministres Xhaçka

Pesë anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve kanë kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës mbledhjen e Këshillit që nesër të shqyrtohet çështja e papajtueshmërisë së mandatit për ministren Olta Xhaçka.

Burime për median bëjnë me dije se në kërkesë parashtrohet se, thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

Kujtojmë se PD, akuzon ministren Olta Xhaçka se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *