Zjarr në Kalanë e Beratit, ngjarja dyshohet e qëllimshme!

Një zjarr është shfaqur pak minuta në parë në Kalanë e Beratit. Zjarri ka rënë në kurorën me pisha, disa metra poshtë Tabes së Kalasë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrfikës të qytetit, që në një kohë të shkurtër kanë mundur të vënë nën kontroll flakët dhe të neutralizojnë zjarrin, duke mos lejuar përhapjen e tij. Zjarri nuk ka shkaktuar dëme, për shkak të kapjes në kohë dhe neutralizimit të tij të shpejtë.

Burimet nga zjarrfikësit në vendngjarje kanë hedhur dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në një zonë shumë të frekuentuar nga turistët.

Zjarret janë ende aktive dhe po përpijnë disa dhjetra hektarë pyje dhe kullota të gjelbra. Vlora është zgjuar edhe sot nën pushtetin e flakëve, ku pas mesnatës, mali i Tragjasit, në anë të ByPass-it të Vlorës është përfshirë nga zjarret. Djetra vatra të tjera janë aktive.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *