Zgjedhjet vendore/ Edmond Spaho thirrje: Dilni të votoni në 14 maj

Një takim me një pjesëmarrje të lartë është zhvilluar me të rinjtë e Forumit Rinor Maliq, në mbështetje të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Alfred Gega.

Deputeti Edmond Spaho u shpreh se të rinjtë duhet të jenë nxitës për të gjithë qytetarët, që në datën 14 maj të dalin për të votuar.

Kandidati Alfred Gega tha se rinia ka qenë motori i ndryshimeve të mëdha dhe Maliqi ka nevojë për këtë ndryshim.

Pjesë e takimit të sotëm ka qenë edhe kryetari i FRPD- së Besart Xhaferi, që shprehu mbështetjen e tij për kandidatin e bashkisë Maliq, Alfred Gega

Të gjithë të pranishmit, bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 14 majit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *