Skandal/ Futbollisti shqiptar në Greqi mashtrohet, 20 mijë euro për makinën që s’i erdhi kurrë

Një kompani doganierësh me seli në Patra, e cila akuzohet se në bashkëpunim me një agjent sportiv të njohur të qytetit, i cili vepronte si ndërmjetëse, porosiste automjete luksoze dhe supermakina për futbollistë, biznesmenë, mjekë. Por u zbulua se makinat pretendoheshin se vinin nga Gjermania e se ishin të sekuestruara nga banka, prandaj edhe çmimi ishte dhe dukshëm më i ulët. Por makinat nuk shkonin kurrë tek porositësi.

Në fakt, për t’i bërë viktimat të ndihen më të “sigurt”, rrjeti i mashtruesëve kërkonte një paradhënie të caktuar, por përmes depozitave bankare. Por më pas zhdukeshin dhe “viktimat” e tyre jo vetëm që nuk merrnin automjetet që porositën, por as paratë.

Lojtari shqiptar, Ergus Kaçe pagoi 20,000 € për një makinë që do të blinte për 70,000 €, por makina nuk i shkoi kurrë në duart e tij. Futbollisti i Arit u kishte treguar shokëve të skuadrës për makinën, e pasojë kanë filluar të shfaqin interes edhe futbollistë të tjerë.

Megjithatë, as ai nuk arriti të merrte “BMW X1 M” që kishte porositur përmes dy të pandehurve. Ndaj dhe i është dashur ta blejë me çmimin real.

“Në fillim më thanë se fajin e kishte dogana, më pas pandemia dhe një mori justifikimesh të tjera që duheshin disa faqe për t’i përmendur. Përfundimi është se makinat që kisha rënë dakord të blija nuk më erdhën kurrë,”-tregoi ai.

Ndaj dy personave që kishin kryer mashtrimin janë ngritur veprat penale për përvetësimi e shumave të konsiderueshme që kanë marrë si paradhënie, por emrat e tyre nuk janë bërë me dije nga mediat vendase.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *