Zgjedhjet lokale/ Ja kush e zëvëndëson Lefter Allën në Bulqizë

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, drejtuesit politikë të secilit qark kanë prezantuar kandidatët në zgjedhjet lokale.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, dhe njëkohësisht drejtuesja socialiste për qarkun e Dibrës ka treguar emrat.

Belinda Balluku: “Dua t’ju komunikoj kandidaturat e qarkut Dibër.

Në Dibër do të konfirmojmë kandidaturën e Rrahim Spahiut. Mbështetja që Rrahimi merr nga PS dhe nga Dibra është e rëndësishme. Rrahimi do të rikandidojë me shpresën se do të ketë të njëjtin rezultat. Nga ana tjetër kemi zgjedhur një listë të spikatur për Këshillin bashkiak, do të jetë fituese që do t’i qëndrojë në krah kryetar.

Bulqizë: Festime Mjeshtri

Në Mat rikonfirmojmë Agron Malajn, ka bërë ndryshime të mëdha me të gjitha projektet. Lista që kemi zgjedhur dhe për këshilltarë edhe për këtë bashki janë të spikatur.

Në Klos dua të falenderoj Ilmi Hoxhën, kryetarin aktual që do t’i lërë stafetën zonjës Valbona Kola.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *