Tirana pa ndryshime/ Veliaj: Prurje të reja nga fusha akademike në këshille

Emrat që do kandidojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit në 5 bashkitë e qarkut të Tiranës nuk janë “të rinj”. Kryebashkiaku Veliaj rikonfirmoi kandidimin e kryetarëve aktualë në bashkitë e këtij qarku.

Sa i takon listës për këshilltarë bashkiakë, Veliaj tha se do ketë prurje të reja nga fusha akademike.

Veliaj: “Kemi marrë vendime jo vetëm për 14 majin por edhe për fitoren e rradhës. Në Rrogozhinë, Edison Memolla do vijojë të ketë mbështetjen tonë.

Në Kavajë, Redi Krali, ku ka pasur një bum turistik.

Në Vorë, Blerim Shera, i cili fitoi në 6 mars. Ka gjithë besimin tonë.

Në Kamëz, vazhdojmë me Rakip Sulin. E mira nuk ka fund por Kamza nuk ka qenë kurrë më mirë dhe më pastër.

Në Tiranë, për tramin falas të Saliut dhe të Lulit do përveshim mëngët dhe do merrem unë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *