Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS/ Zyrtarizohen kandidatët

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ka përfunduar. Në të janë miratuar kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Drejtuesit politikë të secilit qark kanë prezantuar për mediat emrat e të besuarve.

Drejtuesja e PS për qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali ka bërë me dije emrat e kandidatëve për 5 bashkitë e këtij qarku në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj, kryetari aktual që ka bërë një punë shumë të mirë që e ka kthyer zonën në qendër turistike.

Në Pukë, kryetari aktual, Gjon Gjonaj, jashtëzakonisht punëtor, i ka dhënë provat në bashkinë e Pukës dhe ka bërë atë që nuk është bërë shumë vite më parë.

Në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, zv kryetari i bashkisë, një djalë më shumë potencial në zonë.

Në Fushë Arrëz, kandidon Frank Tuci, kryetari aktual.”

Kandidatët e qarkut të Elbasanit i ka konfirmuar drejtuesi politik, Damian Gjiknuri.

Elbasan-Gledjan Llatja

Cërrik-Andi Salla

Belsh-Arif Tafani

Gramsh-Besjan Ajazi (nga radhët e deputetëve)

Peqin-Bukurosh Maçi (kryetar i PS)

Librazhd- Mariglen Disha

Prrenjas-Nuri Belba

Drejtuesja e qarkut Dibër, Belinda Balluku ka bërë me dije emrat e 4 kandidatëve të PS për baszhkitë e këtij qarku në kuadër të zgjedhjeve lokale.

“Në bashkinë e Dibrës, kemi konfirmuar kandidaturën e Rahim Spahiut që është zgjedhur kryetar në 6 marsin e vitit të kaluar. Mbështetja që ai merr nga qytetarët është e rëndësishme ndaj kemi vendosur rikandidimin e tij me shpresën e të njëjtit rezultat si vitin e kaluar.

Në bashkinë e Matit rikonfirmojmë Agron Malajn pas një kohe të gjatë në krye të kësaj bashkie. Gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët dhe nga PS.

Për bashkinë e Klosit, dua të falënderoj Ilmi Hoxhën kryetarin që do i lë stafetën e kandidimit zonjës Valbona Kola që ka mbështetje në PS dhe në gjithë komunitetin e Klosit.

Në Bulqizë, kemi vendodur të sjellim risi, kandidojmë kryetaren e PS, Festime Mjeshtri, që gëzon mbështetje. Do jetë sfiduese sa i përket edhe mentalitetit të zonës.”

Kryesia vendosi që në Lezhë do të rikandidojë të 3 kryebashkiakët aktual. Ndërkohë janë miratuar edhe përbërja e listës së këshillave Bashkiak.

Lezhë-Pjerin Ndreu

Kurbin-Majlinda Cara

Mirditë-Ndrecë Deda

Njësoj si në shumicën e qarqeve të tjera, edhe në Berat, socialistët do të futën ne garën e 14 majit me ekipin aktual, pra do të rikandidojë të gjithë kryebashkiakët aktual në të gjitha bashkitë.

Skrapar-Adriatik Meta (i rikandiduar)

Polican-Ardiatin Zotkaj (i rikandiduar)

Berat-Ervin Demo (i rikandiduar)

Dimal-Juliana Mema (i rikandiduar)

Kuçovë- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)

Qarku Gjirokastër

Mirela Kumbaro: “Në Bashkinë e Dropullit rikonfirmohet Dhimitër Toli, në Libohovë Leonard Hidi, punonjës policie dhe një familjar i mirë. Në Gjirokastër rikonfirmohet Flamur Golemi pas një mandati të parë shumë të sukseshëm. Në Përmet rikonfirmohet kryetarja aktuale Alma Hoxha, më tej bashdojmë më Këcyrën ku rikonfirmohet Klement Domi. Në Tepelenë rikonfirmohet Tërmet Peçi. Në Memaliaj rikonfirmohet Gjolek Guci.”

Drejtuesi i qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka prezantuar kandidatët për kryetar Bashkie në qarkun e Korçës.

Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)

Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)

Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)

Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)

Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)

Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)

Socialistët kanë prezantuar emrat e 3 kandidatëve për kryetar Bashkie në qarkun e Durrësit. 

Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)

Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)

Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)

Në qarkun e Fierit, socialistët kanë rikonfirmuar si kandidatë kryetarët aktualë të 4 prej bashkive nga 6 prej tyre.

Bashkia Fier, Armando Subashi (rikandidon)

Bashkia Lushnje, Eriselda Sefa (rikandidon)

Bashkia Mallakastër, Qerim Ismaili (rikandidon)

Bashkia Roskovec, Majlinda Bufi (rikandidon)

Bashkia Patos, Fatjon Duraj

Bashkia Divjakë, Josif Goreja

Në Kukës socialistët kanë rikandiduar Gjicin dhe Byberin për bashkitë e Kukësit dhe Tropojës ndërsa në bashkinë e Hasit, Halit Malaj.

Bashkia Kukës, Safet Gjici (rikandidon)

Bashkia, Tropojë, Rexh Byberi (rikandidon)

Bashkia Has, Halit Mulaj

Bledi Klosi ka prezantuar emrat për qarkun e Vlorës

Vlorë–Ermal Dredha

Selenicë-Nertil Bellaj

Delvinë-Besmir Veliu

Finiq-Kristo Kiço

Himarë-Jorgo Goro (i rikandiduar)

Konispol-Romeo Cakulli

Sarandë- Olti Caci

vijon…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *