Zgjedhjet e 14 majit/ Kryebashkiaku i Kuçovës braktiset nga qytetarët

Në një video të postuar nga kandidati opozitar për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi gjatë një takimi elektoral në të njëjtin ambient ku më parë kishte zhvilluar takimin e tij edhe kryebashkiaku Kreshnik Hajdari, bie në sy diferenca në pjesëmarrje.

Qindra mbështetës i janë bashkuar takimit elektoral të Maliqit për të dëgjuar alternativën e tij për menaxhimin e qytetit në 4 vitet e ardhshme, ndërkohë që Hajdari braktiset prej qytetarëve.

Më tej, Maliqi premton se qytetit pas 14 Majit do të shndërrohet në një kantier ndërtimi dhe do t’i vihet fre abuzimeve me buxhetin e bashkisë dhe paratë e taksapaguesve.

Krahasimin bëjeni vet! Takimi ynë në të njëjtin vend me vjedhësit e taksave tuaja! Postimin e bëra të tillë pasi këta hajdutë i gjurmojnë për t’u bërë presione, blerë e për t’i joshur!

Stop abuzimeve!

Stop çakullit elektoral!

Stop blerjes së votës!

Kuçova “Kantier Ndërtimi”!   Bashkia do u kthehet banorëve! Koha për vepra konkrete! Forca banorë të mrekullueshëm! Ndryshimi do ndodh! Fitorja është e sigurt. Vota juaj do të mbrohet. Forca deri në minutën e fundit! Me fitore të thellë dhe të merituar!

Voto Nr. 2 Lefter Novrus Maliqi

Voto Nr. 1 “Bashkë Fitojmë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *