Porositë e fundit para zgjedhjeve të 14 majit, Rama mbledh kryesinë e PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Burimet mediatike bëjnë me dije se kjo mbledhje mbahet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Rama para disa ditësh ka porositur deputetët socialist që aplikacioni “Aktivisti” të vazhdojë të përdoret nga të gjithë në administratë, në mënyrë që të ketë angazhim maksimal për zgjedhjet që pritet të mbahen për më pak se 20 ditë.

Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka shpikur një mekanizëm (aplikacion) që mat “Like”-et dhe “Komentet” e punonjësve të adminsitratës duke i detyruar ata që të jenë aktiv në rrjetet sociale. Sipas Berishës, Rama kërcënon se do të shkarkojë nga puna këdo punonjës të administratës që nuk pëlqen dhe nuk komenton postimet e qeverisë në rrjetet sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *