Xhuli Nura bën deklaratën: Në shtrat jam një luaneshë

Ish-finalistja e “Big Brother Vip Kosova” Juliana Nura, në një intervistë të dhënë së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të ndryshme lidhur me eksperiencën e saj brenda BBV Kosova dhe jashtë saj.

E pyetur për lidhjen e saj të shkurtër me Atdheun, ajo cilësoi lidhjen me të si lëvizjen më të keqe që ka bërë gjatë lojës së saj.

Nga ana tjetër, Xhuli shtoi se ende e pret një kërkim-falje prej Vedatit për deklaratat që ai ka thënë në shtëpi, duke e quajtur “komandante të Dubait”.

Ndërsa në fund të intervistës ishte rezervuar pyetja pikante si gjithmonë, ku Xhuli u pyet “nëse në shtrat është një luaneshë apo pulë”.

“Një pyetje për të qeshur, por sigurisht që luaneshë, gjithmonë luaneshë”, u përgjigj duke qeshur Xhuli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *