Në pranga 34-vjeçari; dhunoi prindërit dhe dëmtoi banesën

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar prindërit e tij dhe ka dëmtuar banesën. Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës. Sakaq, shtetasit me inicialet N.P. iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike tip kanabis.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, vihet në pranga 34-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin N. P., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *