Xhudistja Nora Gjakova fiton medaljen e shtatë në Kampionatet Evropiane!

Xhudistja Nora Gjakova nuk ka të ndalur në kompeticionet ndërkombëtare. Sot, në Montpelje të Francës, Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo mposhti gjermanen Seija Balhaus me “Ippon” në kohën shtesë.

Për Norën është medalja e shtatë në Kampionate Evropiane, ku ka koleksionuar një të artë, një të argjendtë dhe pesë të bronzta. Për Kosovën është medalja e 21-të nga Kampionatet Evropiane për seniorë. Të tjera medalje synohen të shtunën, pasi garojnë Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka. Në kategorinë deri 57 kg, të premten garoi edhe Flaka Loxha. Në luftën e parë ajo e mposhti bullgaren Ivelina Ilieva. Por në raundin e dytëe pësoi nga serbja Marica Perishiç.

Dy medalje, të argjendtë nga Dristia Krasniqi dhe të bronztë nga Nora Gjakova, nga tri garuese është bilanci i Kosovës në ditën e parë të Evropianit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *