IKMT do të shembte me shpërthim të kontrolluar hotelin në Dhërmi, anulohet vendimi

Anulohet vendimi për të shembur hotelin e Kristaq Belit në Dhërmi. ‘Balkanweb’ raporton se shkak për anulimin është bërë masa e sigurimit të marrë nga Gjykata e Lartë.

Një ditë më parë, djali i Kristaqit, Fjorentin Beli, tha se hoteli i tij është me leje dhe se ka vendim të Gjykatës së lartë. Ai tha se aksioni për shembjen ishte për arsye politike, pasi ai ka qenë një nga komisionerët në zgjedhjet e 14 majit, të Fredi Belerit.

Sipas tij e gjitha është hakmarrje nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro i cili humbi zgjedhjet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *