Xhaçka takim me homologun kroat: Në fokus anëtarësimi i vendit në BE

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me homologun e saj kroat. Diplomatja shqiptare bëri me dije se ata diskutuan lidhur me procesin e integrimit në BE dhe me mundësinë e realizimit të një takimi të përbashkët mes dy qeverive.

“Kam kënaqësinë ta uroj për arritjet e Kroacisë sic ishte hyrja në Eurozone dhe Shengen. Ajo cfarë ka arritur Kroacia jo thjesht na gëzon si fqinj të mirë, por na tregon se puna për kryerjen e reformave shpërblehet. Diskutuam për procesin e integrimit dhe më lejoni t’ju kujtoj se Rama i ka kërkuar homologut ndihmën e ekspertëve negociator për procesin tonë.

Diskutuam edhe për një numër aktivitetesh që do të organizohen për herë të parë, si takimi i përbashkët i dy qeverive. Ndërkohë që vlerësuan trendin rritës të shkëmbimeve, duhet të punojmë më shumë për të zhvilluar më tjetër bashkëpunimin ekonomik e tregtar, ndaj do të mbajmë komisionin e gjashtë në gjysmën e dytë të këtij viti. Do mirëpresim më shumë investime private. Jam optimiste se do të dimë të bashkëpunojmë për të cuar përpara bashkëounimin mes nesh”, tha Olta Xhaçka.

Sakaq, ministri kroat tha se të dyja vendet si anëtare të NATO-s kanë pasur lidhje të forta bashkëpunimi dhe se Kroacia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai u shpreh se do ishte shumë mirë nëse do të realizohej një linjë ajrore direkt mes dy vendeve.

“Dy aleate vende të NATO-s gjithmonë kemi pasur lidhje të forta, gjatë çdo takimi në Shqipëri, Kroacia ka vazhduar të mbështesë anëtarësimin e vendit në BE. Kroacia është gati të ofrojë mbështetje teknike dhe politike të Shqipërisë për të transmetuar të gjithë përvojën e saj. Bashkëpunimi ynë në ekonomi është në trend rritës. Sigurisht mund të arrijmë shumë më tepër nëse forcojmë më tej bashkëpunimin tonë, pasi jemi vende fqinje. Vendi Adriatik ka rëndësi të madhe për të dyja vendet tona, mbrojtja nga ndotja dhe infrastruktura ajrore do të risë më tepër bashkëpunimin ekonomik dhe do i bëjë njerëzit më të afërt. Nëse do realizojmë një linjë ajrore direkt mes Shqipërisë dhe Kroacisë do ishte më mirë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *