Mashtrimi me kriptovalutat/ Gjykata e Lartë vendos ekstradimin e bosit turk Faruk Ozer

Gjykata e Lartë ka vendosur ditën e sotme ekstradimin e shtetasit Frauk Ozer drejt vendit të tij.

Shtetasi turk u arrestua më 30 gusht në zonën e Vlorës. Ai ndodhet pas hekurave tek 313-ta në Tiranë, pas urdhër-arrestit të Gjykatës

Ozer akuzohet se është kreu i skemës gjigande të mashtrimit përmes kriptovalutave, Thodex. Dyshohet se ai ka mashtruar rreth 400 mijë njerëz.

Nga personat e akuzuar, gjashtë prej tyre janë të burgosur aktualisht në Turqi, mes të cilëve edhe vëllai dhe motra e Faruk Ozer.

Sipas mediave turke, ndaj të pandehurve janë ngritur akuzat në Turqi për “krijimi dhe drejtimi i një organizate kriminale”, “mashtrimi duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit” dhe “mashtrimit dhe pastrimit të vlerave pasurore që rrjedhin nga krimi”.

Për këto akuza, prokuroria ka kërkuar dënimin me burg në total të të pandehurve nga 12.164 vite burg deri në 40.562 vite burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *