Vrau me çekiç bashkëjetuesen, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali!

Gjykata italiane ka dënuar me 24 vite burg shqiptarin Avni Mecja, i cili qëlloi për vdekje partneren e tij Alexandra Elena Mocanu me çekiç më 22 tetor 2022. Më herët prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm, por avokati mbrojtës ka kërkuar një dënim më të lehtë për Mecjan.

Kujtojmë se vrasja ndodhi në banesën e tyre në Viale Trieste. Avni Mecja pas krimit u dorëzua në Itali duke rrëfyer vrasjen e partneres, ku shkak ka qenë debatet e vazhdueshme. Pasi e vrau, Meçja mbështolli trupin e partneres me batanije. Më vonë trupi i pajetë i rumunes u gjet nga të afërmit e saj.

Dy vjet para vrasjes, Meçja ishte denoncuar për dhunë nga viktima.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *