Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Zheji: Nëse zbardhet e plotë çështja, do të rikthente shpresën se nuk do përballemi më me ngjarje të tilla

Analisti Artur Zhenji ka komentuar procesin gjyqësor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021 nga ana e Arbër Paplekaj.

Zhenji ka deklaruar se zbardhja e një çështje të tillë, do të rikthente shpresën se në ardhmen vendi ynë nuk do të përballet me ngjatje të tilla kriminale.

Zheji: Mendoj se ka disa pikëpyetje për këtë ngjarje. Në radhë të parë, mungesa e zgjidhjes së një krimi, ai i prillit në Elbasan. Do të thotë se është litar i varur. Nëse i këputet koka Meduzës. Nëse zbardhet mirë ky tumor, që përfundon me një ngjarje tragjike në Elbasan, do të kishim shpresë që të tilla ngjarje, procese, s’do kishte kurajo njeri që t’i bënte më. Mendoj se do të ishe në nder të PD dhe të kësaj force politike që pretendon të ndryshojë rregullat dhe të mundohet për një votë të lirë, të luftonte për nderin e Paplekës. Krimi politik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *